BE’ja miraton marrëveshjen për Brexit’in

Evropë

BE’ja miraton marrëveshjen për Brexit’in

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë nënshkruar marrëveshjen e divorcit me Brexit duke miratuar një deklaratë për këtë qëllim.

Drejtuesit e BE-së kanë dhënë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e tërheqjes, teksti ligjor që rregullon largimin e Britanisë nga blloku dhe rekomandojnë aprovimin nga Parlamenti Europian.

Kryeministrat e BE-së kanë aprovuar gjithashtu deklaratën shoqëruese politike, që parashikon ambicie të përbashkëta për marrëdhëniet e ardhshme.

Negociuesit arritën një sukses në fillim të ditës, pas bisedimeve maratonë, por kryeministri britanik Boris Johnson, ende do të përballet me një luftë për të bindur deputetët në Westminster.

Marrëveshja duhet ende të miratohet nga parlamenti britanik dhe europian përpara datës së planifikuar 31 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat