Zbulohet se rusët i kanë sugjeruar Vuçiqit krijimin e qeverisë kalimtare me Gjilasin dhe Obradoviçin

Evropë

Zbulohet se rusët i kanë sugjeruar Vuçiqit krijimin e qeverisë kalimtare me Gjilasin dhe Obradoviçin

Nga: F.B Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Aleksandar Vuçiq

Jevgenij Primakov, deputet i Dumes ruse i ka sugjeruar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që të krijoj qeveri teknike me liderët e Lidhjes për Serbi Dragan Gjilas dhe Boshko Obradoviç, merr vesh “Blic”, përcjell “Bota Sot”.

Nisur nga fakti se Primakov përveç politikës merret edhe me gazetari, në pranverë kishte kontaktuar kabinetin e Vuçiqi dhe kishte kërkuar intervistë me te, që duhej të emitohej në televizionin shtetëror “Rusia 24”, por nuk ka përmendur atë kohë porosi politike.

“ Primakov ka udhëtuar në Serbi me 26 mars lidhur me intervistën, por pas përfundimit të saj, biseda ka shkuar në rrugën e paplanifikuar. Primakov ka propozuar Vuçiqit krijimin e qeverisë teknike me Gjilasin dhe Obradoviçin” kanë thënë burime diplomatike.

Në kohën që është përpjek përfitimet e kësaj qeverie në tejkalimin e krizës, Vuçiq e ka ndaluar duke i thënë se sugjerimi është i pandershëm dhe nuk kanë çka të flasin më tutje dhe iu ka thënë bashkëpunëtorëve ta përcjellin mysafirin.

Nisur nga fakti se Vuçiq e kishte refuzuar butë propozimin, Primakov me rastin e udhëtimit të Vuçiqit në Soçi kishte biseduar me Putinin dhe në televizionin e tij ka shtuar presionin ndaj Serbisë.

Lidhur me aferën e spiunimit, ku shihet oficeri serb duke u paguar nga spiuni rus, , Primakov duke mos analizuar thelbin shtroi pyetjen “pse tash”. Ai po ashtu merret edhe me marrëveshjen që Serbia ka nënshkruar me NATO për partneritet, ndonëse është sqaruar se kjo nuk ka lidhje me anëtarësim, ndërkohë që përmend mbylljen e dyerve për zgjerim nga BE. Primakov shkoi edhe më larg duke thënë se Vuçiq shkoi në spital për të mos komentuar marrëveshjen e vendit të vetë.

“Vuçiq përfundoi në spital duke tentuar të heq përgjegjësinë nga vetja për marrëveshjen. Menjëherë pas kësaj është publikuar xhirimi ku dikush dikujt i dorëzon diçka. Rastësi interesante” ka thënë Primakov.

Shkaku i presionit të shtuar në Vuçiqin mund të kuptohet nga fakti se Rusisë i mbështetëse në këtë rajon i ka mbetur vetëm Serbia, pasi në BiH javën që shkoi u arrit marrëveshja për bashkëpunim me NATO. Njohësit e rrethanave thonë se Moska mund të insistoj në forcimin e lidhjeve serbo-ruse, në të njëjtën kohë perëndimi e kupton qëllimin e Moskës dhe bën presion nga ana tjetër.

Interesant është fakti se pas disa muajve të qëndrimit të Primakov në Beograd ku sugjeroi qeveri teknike me liderët e Lidhjes për Serbinë, qeveri teknik ka kërkuar edhe Boshko Obradoviç.

“Pa qeveri teknike nuk ka garanci se ky pushtet mund të ndryshoj në lidhje me lirinë e medieve dhe zgjedhjet e lira, kështu që përgjigja e vetme e opozitës është se nëse nuk ka qeveri mbetet bojkotimi i zgjedhjeve në pranverë,deklaroi Obradoviç.

Aleksandar Vuçiq në pyetjen e gazetarëve se a janë të vërteta konstatimet që janë publikuar në “Blic” dhe a i ka sugjeruar Primakov qeveri kalimtare me liderët e SZS,ka thënë se secili “ do i sugjeronte një gjë të tillë do refuzohej keq”, ndërkohë që ka pranuar se Primakov ishte tek ai.

“Po ka shënime zyrtare, nuk kemi qenë vetëm, por secili që do sugjeronte diçka të ngjashme  me ata që kanë vjedhur Serbinë si Gjilas, Obradoviç edhe Gjorgjeviç edhe Jeremiç, do të refuzohet – ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat