Macron: BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë - Bota Sot
Macron: BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë

Evropë

Macron: BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 00:00
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ua ka mësyrë përpjekjeve për t’i bindur shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që ky bllok të tregohet më i prerë karshi Britanisë gjatë negociatave pas-Brexitit, me gjithë shqetësimet e përhapura se bisedimet mund të dështojnë ende pa filluar, shkruan Guardian.

Brukseli po vazhdon të ketë telashe për t’u marrë vesh rreth kërkesave që do të parashtrohen në negociata. E arsye për këtë është insistimi i Qeverisë franceze tek harmonizimi i rregullave, i cili do t’iu kërkohet britanikëve, në shkëmbim të ruajtjes së tregtisë së lirë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij duke thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mundohet t’i anashkalojë rregullat e BE-së pas periudhës së transicionit, marrë parasysh që ai nuk synon tregti “pa telashe” nëpër kufij. Kryenegociatori i tij, David Frost, pritet që këtë gjë ta elaborojë gjatë një fjalimi në Belgjikë, të hënën.

Drafti i pozicionit fillestar negociues të BE-së, i përshkruar nga kryenegociatori i bllokut, Michel Barnier, dy javë më parë, i kishte bërë thirrje Britanisë që të mos kalojë nën standardet aktuale për të drejtat mjedisore, sociale dhe të punëtorëve, si dhe të qëndrojë në përputhje me Brukselin për ndihmën shtetërore dhe rregullat e konkurrencës.

Sidoqoftë, Franca ka qenë e zëshme, megjithëse jo e izoluar plotësisht mes 27 vendeve anëtare, në kërkesën që zotimet më "ambicioze" të jenë kusht për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, në çdo traktat të ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat