Polonia nga e hëna i rihap restorantet dhe sallonet e floktarëve

Evropë

Polonia nga e hëna i rihap restorantet dhe sallonet e floktarëve

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:53
Polonia

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se vendi i tij do t’i rihapë restorantet dhe sallonet e floktarëve nga 18 maji si pjesë e lehtësimit të masave kufizuese kundër Covid-19.

Polonia, ekonomia më e madhe e bllokut lindor të BE-së, filloi t’i lehtësonte kufizimet muajin e kaluar. Para disa ditëve u rihapën edhe hotelet, qendrat tregtare dhe çerdhet për fëmijë.

“Së paku deri në një masë, ne e kemi kontrolluar epieminë, prandaj mund ta zhbllokojmë ekonominë gradualisht”, tha Morawiecki gjatë një konference për gazetarë vetëm një ditë pasi Polonia e shënoi rekordin ditor të rasteve të koronavirusit.

Ministri polak i shëndetësisë, Lukasz Szumowski, tha se shkalla e riprodhimit të virusit ka rënë nën nivelin 1, që do të thotë se një person i infektuar është duke shkaktuar mesatarisht më pak se një infeksion të ri.

Ky ministër gjithashtu njoftoi se shkollat do të rihapen pjesërisht për të ofruar kujdes për fëmijët e tri klasave të para të nivelit fillor, shkruan “Reuters”.

Lehtësimi i masave erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes qeverisë dhe opozitës në lidhje me atë se a duhet të mbahen dhe kur duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale të caktuara për 10 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat