Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Evropë

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Më: 20 maj 2020 Në ora: 20:28
Ilustrim

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali u rrit me 161 të mërkurën, dhe numri ditor i të infektuarve ra nga 813 në 665, njofton mbrojtja civile italiane.

Një numër pothuajse i barabartë i vdekjeve u regjistrua në Itali të martën, ose 162. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i epidemisë në Itali më 21 shkurt e deri më tash është 32.330, numri më i madh i viktimave pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali është 227,364, derisa numri i rasteve të reja ra në 62,752 nga 65,129 një ditë më parë.

Të mërkurën ishin 676 persona në kujdes intensiv, ndërsa të martën ishin 716, e cila vazhdon rënien e zgjatur.

Drejtori i Spitalit Spallanzani në Romë, Francesco Vaia, tha se ai beson se shumica e viktimave që po vdesin çdo ditë në Itali janë të moshuar dhe vdesin në shtëpi, dhe jo në spital.

Mbrojtja Civile gjithashtu njoftoi se deri të mërkurën, gjithsej 132,282 njerëz ishin shëruar nga Covid-19, ndërsa një ditë më parë ishin 129.401. Italia testoi një total prej 2.038 milionë njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat