Vajza dyvjeçare bie nga kati i tretë përmes dritares – autoritetet në Angli thonë se gjendja e saj është shumë e rëndë - Bota Sot
Vajza dyvjeçare bie nga kati i tretë përmes dritares – autoritetet në Angli thonë se gjendja e saj është shumë e rëndë

Evropë

Vajza dyvjeçare bie nga kati i tretë përmes dritares – autoritetet në Angli thonë se gjendja e saj është shumë e rëndë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:15
Foto Ilustrim

Një vogëlushe është duke luftuar me jetën e saj, pasi ra prej 12 metrave lartësi, nga dritarja e dhomës së gjumit në një banesë.

Sipas mediave të huaja, banorët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë, kur vajza dyvjeçare ra nga kati i tretë.

Lara Coleman duhej të dërgohej menjëherë në spital pas aksidentit i cili ndodhi në qytetin Portsmouth të Anglisë.

Fqinjët thanë se prindërit e vajzës u nxituan menjëherë në ndihmë, pasi kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda në rrugë.

Lidhur me këtë rast autoritetet thonë se po hetohet incidenti që shkaktoi rreziqe të mëdha, ndërsa oficerët sot kryen hetimet në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq fqinjët thanë se shtrati i dyvjeçares në banesë është afër dritares, dhe kjo mund të ketë shkaktuar rënien.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat