Merkel thotë se samiti i BE-se për rimëkëmbje ekonomike mund të dështojë

Evropë

Merkel thotë se samiti i BE-se për rimëkëmbje ekonomike mund të dështojë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:39
Angela Merkel

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mund të mos arrijnë marrëveshje sot lidhur me planin për rimëkëmbje ekonomike si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur kancelaria gjermane, Angela Merkel, në ditën e tretë të negociatave, shkruan Reuters.

Gjermania dhe Franca si dy faktorët kryesorë të BE-së, janë në kërkim të një marrëveshje për një paketë të rimëkëmbjes ekonomike prej 1,8 trilionë eurosh për të shpëtuar ekonomitë e bllokut që po përballen me një ndër krizat më të rënda ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas dy ditësh negociata, disa shtete të pasura të udhëhequra nga Holanda nuk janë treguar të gatshme që të tërhiqen nga kërkesat e tyre për shkurtesa në pako, kështu duke thelluar ndarjen veri-jug brenda BE-së.

“Ka shumë vullnet të mirë, por edhe shumë qëndrime të ndryshme. Unë do të bëj çdo përpjekje, por ka mundësi që mos të ketë rezultate”, ka thënë Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat