Bllokohet Austria ndërsa vala e re COVID-19 kap Evropën

Evropë

Bllokohet Austria ndërsa vala e re COVID-19 kap Evropën

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Nga një mbyllje e pjesshme, Austria po lëviz në bllokim të dytë kombëtar për të paktën dy javë e gjysmë.

Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar austriakëve që të mos takojnë askënd nga jashtë në një përpjekje për të frenuar një rritje të shpejtë të rasteve të Covid.

Ai tha se shkollat ​​do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia që nga e martja, kur edhe këto masa hyjnë në fuqi.

Dje Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 infeksioneve të reja ditore.

Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat