59 të vdekur dhe 1 mijë e 302 raste të reja me Covid-19 në Slloveni

Evropë

59 të vdekur dhe 1 mijë e 302 raste të reja me Covid-19 në Slloveni

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

59 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 1,302 raste të reja janë konfirmuar në Slloveni.

Siç u njoftua në llogarinë në Twitter të qeverisë sllovene, janë 1 mijë e 299 pacientë në spitale, nga të cilët 204 janë në kujdes intensiv.

Sllovenia radhitet në vendin e 81 për numrin më të madh të rasteve me Covid-19 në botë.

Deri tani në këtë shtet janë raportuar të infektuar 67 mijë e 80 persona.

1 mijë e 156 persona kanë gjetur vdekjen nga Covid-19 në këtë shtet.

Kujtojmë që në gjithë botën, numri i të infektuarve me virusin Covid-19 ka arritur në 59 milionë e 612 mijë e 605.

1 milionë e 403 mijë e 800 persona kanë gjetur vdekjen deri tani, ndërsa 41 milionë e 248 mijë e 180 persona janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat