“Vuçiq dhe familja e tij do të kenë fund tragjik”

Evropë

“Vuçiq dhe familja e tij do të kenë fund tragjik”

Nga: F. B. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:37
Aleksandër Vuçiq

Mediet serbe kanë publikuar një deklaratë nga ish-drejtuesi i partisë Dveri në Serbi, Srgjan Nogo, i cili ka parashikuar “fundin tragjik” të Vuçiqit dhe familjes së tij, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Nogo që njihet me qëndrime ekstremiste të djathta dhe angazhime në eksese politike sipas “RTS”, përsëri ka kërcënuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe familjen e tij, kësaj radhe edhe fëmijëve, duke ju “parashikuar” të gjithëve “fund tragjik”.

Srgjan Nogo në emisionin “pa hezitim” të një produksioni televiziv ka theksuar se Vuçiq do të ketë fund tragjik, dhe jo vetëm ai por ai dhe e gjithë familja e tij.

Rruga në të cilën ai është duke shkuar ( Vuçiq) do të ketë fundin tragjik për të gjithë familjen e tij, u shpreh Nogo duke nisur nga më të vjetrit, prindërit e presidentit e deri tek Vuçiqit më të rinj Milica, Danilo edhe Vukan.

Srgjan Nogo njihet si politikan me qëndrime ekstreme, kur barte modelin e varjes në protestat e opozitës dhe organizimin në kohën e ndalesës së tubimeve edhe protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat