Marina spanjolle e ndjek për 5 orë varkën me 2 tonë hashash në Mesdhe

Evropë

Marina spanjolle e ndjek për 5 orë varkën me 2 tonë hashash në Mesdhe

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:01
Mesdhe

Marina spanjolle e ndjek për 5 orë varkën me 2 tonë hashash në Mesdhe

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e një ndjekje si nëpër filma në detin Mesdhe, që përfundoi me arrestimin e një grupi që trafikonte një sasi të madhe lënde narkotike.

Sipas të dhënave zyrtare, ndjekja e varkës së shpejtë të trafikantëve zgjati për më shumë se 5 orë dhe në fund policia arriti ta ndalojë atë dhe 2 tonët e lëndës narkotike brenda saj.

Forcat e marinës u ndihmuan në këtë operacion dhe nga ajri, pasi gomonia e trafikantëve ishte shumë e shpejtë me një motor me 300 kuaj fuqi.

5 trafikantë u arrestuan, të cilët e kishin ngarkuar hashashin në Marok dhe po e transportonin drejt Valencias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat