​Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë preket me COVID-19

Evropë

​Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë preket me COVID-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:57
Klaudia Tanner

Ministrja austriake e Mbrojtjes Klaudia Tanner u testua pozitive sot për koronavirus.

Ajo ka qenë në vet-izolim për dhjetë ditë, si personi kontaktues i një personi që vuante nga sëmundja infektive.

Tanner është anëtarja e dytë e qeverisë austriake, pas ministrit të Jashtëm Alexander Schalenberg, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus.

Ministri i Punëve të Jashtme nuk kishte asnjë simptomë, ashtu si ministrja e Mbrojtjes, e cila tash kryen të gjitha punët e shtetit nga shtëpia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat