​Varhelyi: Kosova dhe Serbia të punojnë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Evropë

​Varhelyi: Kosova dhe Serbia të punojnë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Komisionari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi

Komisionari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi, me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, deklaroi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparim.

Sipas tij, mbetet shumë për të bërë në lidhje me reformat e brendshme, bashkëpunimin në rajon dhe forcimin e ekonomisë.

Duke theksuar se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë kyçe për përparimin drejt BE.

Varhelyi shprehet se "për Serbinë dhe Kosovën, kjo do të thotë të punohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga BE".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat