Shuhet ish-presidenti që modernizoi Francën

Evropë

Shuhet ish-presidenti që modernizoi Francën

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:53
Valery Giscard d’Estaing

Ish presidenti francez Valery Giscard d’Estaing u shua. Ai mbylli sytë përgjithmonë në  moshën 94 vjeçare. Kohët e fundit ishte shtruar në spital, në Francën perëndimore. Giscard shërbeu si udhëheqës i Francës nga 1974 deri në 1981.

Ai ishte i njohur për drejtimin e modernizimit të shoqërisë franceze gjatë presidencës së tij, duke përfshirë lejimin e divorcit me pëlqimin e ndërsjellë dhe abortit, dhe ishte një nga arkitektët e Bashkimit Europian.

Një figurë kryesore e qendrës së djathtë franceze, “VGE” u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian nga 1989 në 1993.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat