Mediat serbe: Ky është kërcënimi më i tmerrshëm kundër Vuçiqit - Do të varesh në shtyllë!

Evropë

Mediat serbe: Ky është kërcënimi më i tmerrshëm kundër Vuçiqit - Do të varesh në shtyllë!

Nga: F. B. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Aleksandër Vuçiq

Mediet serbe kanë njoftuar për një tjetër kërcënim që në rrjetet sociale i është bërë presidentit të Serbisë Vuçiq, ku një person i thotë se do të varesh në shtyllë, ky reagim ka ardhur pas publikimit të njoftimit nga Vuçiq për përpjekjet për sigurim të vaksinës, shkruan “Informer”, transmeton “Bota sot”.

Ky kërcënim sipas gazetës serbe vjen besoni apo jo pas njoftimit për vaksinën kundër virusit.

Një person me llogari në rrjetin social Twiter me emrin “Livingman” ka shkruar një status ku kërcënon me vdekje Vuçiqin. Që situata dhe çështja të jetë akoma më e keqe, sipas “Informer” kjo erdhi si reagim pas njoftimit të Vuçiqit për përpjekjen për sigurimin e vaksinës kundër virusit.

“Kemi nisur hulumtimin për vaksinë, ashtu që sa më shpejtë që mundemi të sigurojmë vaksinën më të mirë për qytetarët, së pari të zvogëlojmë dhe pastaj ta ndalojmë ndikimin katastrofal të virusit në jetën e njerëzve në Serbi dhe ekonominë tonë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij.

Pikërisht në këtë status ka pasuar reagimi i “Livingman” që ka sharë me nënë Vuçiqin dhe i ka thënë se do të vareni në shtyllë.

“Ju ....nanën. ty personalisht, të gjithë do të vareni në shtylla tash apo më vonë”, ka shkruar ai.

Gazeta pyet deri kur kjo urrejtje nga presidentit dhe rezultateve që ai ka arritur, në situatën e krijuar më të madhe që ka prek botën dhe përpjekjeve që bëhet për shpëtimin nga ajo, gjendet dhe del dikush të bëjë kërcënim të këtillë përfundon “Informer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat