Zgjaten kufizimet antiCovid-19

Evropë

Zgjaten kufizimet antiCovid-19

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
Ilustrim

Greqia njoftoi sot kufizimi i përgjithshëm i vendit do të zgjatej sërish me një javë, deri më 14 dhjetor, për shkak të përqindjes së lartë të kontaminimeve me koronavirusin e ri.

“Masat aktuale kufizuese (…) janë zgjatur deri më 14 dhjetor”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, sipas të cilit ngarkesa epidemiologjike mbetet e lartë.

Greqia i rezistoi valës së parë të pandemisë me një përqindje vdekshmërie relativisht të ulët në raport me fqinjët europianë. Por, me valën e dytë, vendi ka regjistruar dhjetëra të vdekur në ditë që prej disa javësh.

Deri sot 2 600 persona kanë humbur jetën, 90 prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 600 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv.

Rreth 2 200 infektime të reja janë regjistruar dje.

Vendosur që prej 7 nëntorit, kufizimi i përgjithshëm i vendit, i dyfishuar me një shtetrrethim në Athinë dhe në Selanik, ishte zgjatur tashmë me një javë deri më 7 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat