Mall për jetën e vjetër/ Francezët “mësyjnë” Monakon

Evropë

Mall për jetën e vjetër/ Francezët “mësyjnë” Monakon

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Të përmalluar për mënyrën e jetesës së thuajse një viti më parë, francezët, po i drejtohen në numra të mëdhenj Monakos, për të shijuar, siç thonë ata, jetën e vjetër.

“Është vendi i vetëm ku mund të hash në paqe, e të dalësh jashtë lirshëm”, thonë ata. Në principatën e Monakos, francezë nga rajonet fqinje, i largohen izolimit të koronavirusit, thjeshtë duke kaluar kufirin, e duke përfituar atje nga restorantet e hapura.

“Na mungon jeta e dikurshme dhe tani jam shumë e lumtur që gjendem këtu, e ulur në një tryezë, dhe duke parë jetë përreth meje. Shoh njerëz që hanë ushqim, që shesin dhe blejnë…shoh që Monako ka ndjekur një rrugë të mbarë”.

“Ka dy lloje njerëzish: ka njerëz të mësuar të qëndrojnë në shtëpi, që zakonisht nuk dalin shumë, dhe njerëz që e bëjnë këtë. Unë jam nga ata që dua të dal, të shijoj jetën, restorantet, pijet e të gjitha këto. E kjo po më mungon shumë”.

Në Monako, restorantet mund të presin klientë nga ora 11 paradite deri në 3 pasdreke dhe më pas, nga ora 19.00 në mbrëmje deri në 21.30. Kjo i ka mundësuar bizneseve të mbijetojnë pavarësisht se disa masa kufizuese janë marrë.  Por ajo që banorët e Monakos e thonë me krenari, është se ata kanë vetë-disiplinë dhe përpiqen të punojnë në drejtimin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat