Zvicra sanksionon presidentin bjellorus Lukashenko

Evropë

Zvicra sanksionon presidentin bjellorus Lukashenko

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zvicra njoftoi sot se ka vendosur sanksione financiare kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, të cilit i ka ndaluar edhe hyrjen dhe tranzitin në territorin e saj, duke u radhitur kështu përkrah Bashkimit Europian.

“Sanksionet, të cilat prekin edhe 14 persona të tjerë, hynë në fuqi në orën 17:00”, tha qeveria federale në një deklaratë, raporton ATSh.

“Asetet e këtyre personave janë të ngrira dhe atyre u ndalohet të hyjnë në Zvicër ose të kalojnë përmes Zvicrës”, shtoi ajo.

Në këtë urdhëresë të re, qeveria federale përfshiu, gjithashtu, embargon e armëve për të denoncuar dhunën e vazhdueshme të kryer kundër shoqërisë civile dhe anëtarëve të opozitës në Bjellorusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat