Negociatorët e Brexit-it dhe BE-së takohen në Bruksel

Evropë

Negociatorët e Brexit-it dhe BE-së takohen në Bruksel

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Negociatorët e Brexit-it dhe BE-së

Negociatorët e Brexit takohen në Bruksel të shtunën për bisedimet e minutës së fundit tnë një përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë caktuar një afat të dielën për të vendosur nëse do të vazhdojnë diskutimet apo do të përgatiten për një ndarje pa marrëveshje.

Britania u largua nga BE-ja më 31 janar por ka vazhduar të ndjekë rregullat e bllokut gjatë një periudhe tranzicioni që zgjat deri në fund të vitit.

Ndërsa të dyja palët dëshirojnë një marrëveshje mbi kushtet e një marrëdhënieje të re, ata kanë pikëpamje thellësisht të ndryshme për atë që do të përfshihen në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat