Ministri i Jashtëm i Rusisë të martën në Serbi

Evropë

Ministri i Jashtëm i Rusisë të martën në Serbi

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pritet të vizitojë të martën Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vizitës, kreu i diplomacisë ruse do të takohet gjithashtu me kolegun e tij serb, Ministrin Nikola Selaković.

Kjo vozitë fillimisht ishte planifikuar për në fund të tetorit, por ministri rus u dërgua në vetë-izolim pak para udhëtimit për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin corona dhe të gjitha vizitat dhe takimet e planifikuara u shtynë.

Nuk dihet nëse gjatë takimit do të flitet edhe për Kosovën, por kujtojmë që Lavrov, kishte thënë se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat