848 të vdekur dhe rreth 15 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Evropë

848 të vdekur dhe rreth 15 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Italia po vazhdon të shënojë qindra vdekje brenda ditës nga COVID-19.

Ky shtet i ka regjistruar 846 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa shifra e të infektuarve të rinj është 14 mijë e 844.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Italisë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë testuar 162.880 mostra dhe prej tyre 14.844 kanë rezultuar pozitive.

Numri i të vdekurve në Itali ka arritur në 65 mijë e 857.

Italia është vendi evropian me më së shumti të vdekur si pasojë e COVID-19.

Po ashtu, në këtë shtet janë regjistruar 1 milionë e 871 të infektuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat