Çifti mbretëror kapen mat duke thyer rregullat e pandemisë

Evropë

Çifti mbretëror kapen mat duke thyer rregullat e pandemisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Çifti mbretëror kapen mat duke thyer rregullat e pandemisë

Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edorado Mapelli Mozzi janë akuzuar se kanë thyer rregullat strikte të të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Dyshja mbretërore janë parë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.

Njëri nga të ftuarit ishte dizajneri i Roberto Cavalli, Peter Dundas, i cili publikoi një foto të të gjithëve bashkë në rrjete sociale. Në foto ata janë shfaqur të gjithë me maska në fytyrë, por askush prje tyre nuk kishte ruajtur distancën fizike.

Mirëpo përfaqësuesit e çiftit mbretëror u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e thjeshtë, por një takim pune, i cili lejohet sipas rregullave anti-Covid.

“Ai ishte një takim në mes jave, që kishte lidhje me punën, darkë për zhvillimin e biznesit, dhe u mbajt në pajtim të plotë me rregullat e qeverisë. Darka u mbajt në fillim të mbrëmjes dhe të gjithë u larguan para orarit të izolimit”, kanë thënë zëdhënësit e princeshës.

Betarice nuk është e vetmja që është akuzuar për thyerje të rregullave nga personazhet e famshëm. Rita Ora para disa javësh u kryqëzua pasi festoi ditëlindjen me 30 miq në një restorant dhe për këtë arsye mori një gjobë prej 10 mijë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat