Rusia redukton varësinë nga gazi

Evropë

Rusia redukton varësinë nga gazi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Vladimir Putin

Rusia thotë se po çlirohet nga varësia që ekonomia e saj ka nga eksporti i gazit dhe i naftës. Ky vend është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe ka një buxhet shumë të varur nga eksporti i hidrokarbureve. Në konferencën vjetore me gazetarët, presidenti Putin tha se ekonomia është në rrugën e duhur për të diversifikuar burimet e të ardhurave.

Presidenti Vladimir Putin tha se buxheti i Rusisë po bëhet gjithnjë e më pak i varur nga eksporti i gazit dhe i naftës, elementët kyç për të dominuar ekonominë botërore.

Putini u tha gazetarëve gjatë një konference maratonë se është shumë pozitive që “70 për qind e buxhetit të Rusisë nuk varet nga fitimet e gazit dhe naftës.

“Nuk kemi arritur ende deri tek garantimi i pavarësisë së plotë, por kemi filluar të heqim të ashtuquajturin lak të gazit dhe naftës,” tha kreu rus, ndërsa pranoi se në tërësi vendi varet shumë nga hidrokarburet.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe buxheti i saj është shumë i varur nga eksporti i hidrokarbureve. Kur çmimi i natës arriti nivelin më të lartë në vitet 2000, Moska mori thuajse gjysmën e të ardhurave të buxhetit nga eksporti i gazit dhe i naftës.

Në vitin 2019, vendi grumbulloi rreth 40 për qind të të ardhurave në buxhet nga hidrokarburet, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendi po çlirohej nga varësia e shitjes së naftës dhe gazit por shpejtësia nuk ishte aq e lartë.

Çmimi mesatar botëror i naftës ishte rreth 70 dollarë për fuçi në fillim të vitit, por ra në mënyrë drastike prë shkak të pandemisë së koronavirusit dhe konfliktit midis Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Momentalisht çmimi është rreth 50 dollarë për fuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat