Tërmeti trondit ishullin grek, ja sa ishte magnituda

Evropë

Tërmeti trondit ishullin grek, ja sa ishte magnituda

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Ishulli grek i Kretës është tronditur gjatë ditës së sotme nga një lëkundje e fortë tërmeti, të shkallës 5.00 rihter.

Lëkundjet janë regjistruar nga salla sizmike e Romës.

Lëkundjet janë konstatuar në orën 14.36, me epiqendër në detin Egje, 47 kilometra në very të qytetit të Palekastro.

Salla sizmike e Romës ka regjistruar  tërmetin me magnitudë 5.00 në thellësi 20 chilometra.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme në persona dhe materiale.

Mw 30 tetor një lëkundje edhe më e forte u shënua në ishullin Samos me magnitude 6.7 të shkallës Rihter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat