Marrëveshja postBrexit nën kërcënimin e një dështimi mbi peshkimin

Evropë

Marrëveshja postBrexit nën kërcënimin e një dështimi mbi peshkimin

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:23
Michel Barnier

Britanikët dhe Europianët rifilluan sot negociatat për arritjen e një marrëveshjeje postBrexit, 10 ditë nga nga data përfundimtare, me peshkimin në qendër të diskutimeve, një çështje me peshë ekonomike të ulët, por me vlerë të fortë simbolike.

Negociatorët europian, Michel Barnier dhe britanik, David Frost do të takohen ndërkohë që bisedimet teknike kanë rifilluar, sipas një burimi europian.

Një marrëveshje e tregtisë së lirë vazhdon të pengohet nga çështja e peshkimit, një çështje thelbësore për disa shtete anëtare, Francën dhe Holandën në krye, dhe për të cilën Britania e Madhe ka bërë një totem për sovranitetin e saj të rifituar pas divorcit me Bashkimin Europian.

“Ka shumë bllokime për këtë çështje”, konfirmoi një burim europian.

Negociatat po zhvillohen nën presionin e kohës. Marrëveshja duhet të arrihet para se Britania e Madhe, që u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar, të braktisë përfundimisht tregun unik europian dhe unionin doganor më 31 dhjetor në orën 23:00 GMT./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat