Komisioni Evropian jep miratimin përfundimtar për vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19

Evropë

Komisioni Evropian jep miratimin përfundimtar për vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka dhënë të hënën miratimin për përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të zhvilluar së bashku nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Ky, sipas medieve të huaja, konsiderohet hapi i fundit për të lejuar Evropën të fillojë inokulimet brenda një jave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.

“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.

Vendet e Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet nga 27 dhjetor.

Evropa po përpiqet të “arrijë në hap” me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ku fillimi i vaksinimit veçse ka filluar.

Ndryshe, Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.

Pasi shkencëtarët e EMA-s arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët në agjencinë me bazë në Amsterdam rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo të shpërndahej në bllokun e 27 vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat