NATO ia përplas Serbisë: Mediat tuaja po përhapin propagandë ruse

Evropë

NATO ia përplas Serbisë: Mediat tuaja po përhapin propagandë ruse

Nga: B.S. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Selia e NATO-s

Rusia po vepron kundër interesave të BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor me fushata dezinformuese, dhe ky aktivitet është më i dukshëm në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi - raporton agjencia ruse "Interfax".

"Bosnjë-Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia preken më shumë nga operacionet e informacionit rus që po përpiqen të dobësojnë BE-në dhe NATO në rajon," thuhet në dokument.

Agjencia nuk specifikon titullin e dokumentit të NATO-s, ndërsa thotë se është botuar të hënën.

Në dokument thuhet se "dezinformimi kryesor i përhapur nga Federata Ruse përmes mediave në Ballkanin Perëndimor në gjuhën serbe ka për qëllim "demonizimin e ShBA-së dhe NATO-s, portretizimin e BE-së si të dobët dhe të përçarë, duke glorifikuar fuqinë ushtarake ruse dhe epërsinë e vaksinës së saj kundër Covid-19-shit me pretendimet se prodhuesit e vaksinave perëndimore janë të korruptuar", si dhe" nxitjen e tensioneve etnike ".

NATO citon studimin e para do kohe të Parlamentit Evropian mbi dezinformimin, në të cilin Serbia quhet "një trampolinë për operacionet dezinformuese ruse në Ballkanin Perëndimor".

Raporti vë në dukje se "përmbajtja e krijuar nga propaganda ruse konsumohet në një rajonin që ka zhvilluar tradicionalisht imazh pozitiv të Rusisë dhe në të cilin opinioni publik preket ende nga konfliktet etnike të viteve 1990".

NATO vëren se "ndryshe nga krahu lindor i BE-së dhe anëtarëve të NATO-s, rajoni nuk ka përvojë historike negative në lidhje me Moskën."

Konkretisht, sipas "Interfax"-it, "Rusia është ajo që shfaqet në dritën më pozitive në media në gjuhën serbe".

Si rezultat, popullariteti i BE-së dhe NATO-s në Serbi është në rënie, dhe anasjelltas, popullata ka qëndrim pozitiv ndaj Federatës Ruse dhe Kinës.

"Rusia gjithashtu ka përdorur në mënyrë propagandistike potencialin e bashkëpunimit dypalësh me vëllezërit e saj sllavë në mënyrë që të dërgojë njëkohësisht sinjal Perëndimit dhe të fitojë zemrat dhe mendjet e popullsisë lokale," thuhet në dokument.

Thuhet se "Ballkani Perëndimor ndoshta do të vazhdojë të jetë terren për përhapjen e dezinformatave të huaja për shkak të kombinimit të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm".(Antena M)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat