Rojat bregdetare në Spanjë shpëtojnë 49 refugjatë

Evropë

Rojat bregdetare në Spanjë shpëtojnë 49 refugjatë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Spanjë

Rojat bregdetare të Spanjës kanë shpëtuar 49 refugjatë në Oqeanin Atlantik. Refugjatët janë dërguar në portin e ishullit spanjoll Gran Canaria. Tre prej tyre janë dërguar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se që prej muajit dhjetor në këtë ishull kanë mbërritur 21 mijë e 400 refugjatë.

Ardhja e tyre ka sfiduar logjistikën e autoriteteve që kanë dështuar të gjejnë qendra strehimore për të ardhurit. Ngritja e numrit të refugjatëve që synojnë Ishujt Kanare është bërë për shkak të shpeshtimit të patrullimeve nëpër Detin Mesdhe.

Kjo ka detyruar refugjatët nga Afrika që të kërkojnë shtigje alternative për të arritur në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat