Plan sekret për evakuimin e mbretëreshës në rast të trazirave për shkak të Brexitit

Evropë

Plan sekret për evakuimin e mbretëreshës në rast të trazirave për shkak të Brexitit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar

Janë krijuar plane sekrete për evakuimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar dhe zyrtarëve të tjerë nga Londra, në rast se largimi nga BE-ja pa marrëveshje tregtare sjell trazira.

Ky plan është bërë para pandemisë, ku shumica e familjes mbretërore u larguan nga Londra për në shtetet tyre, përfshirë Mbretëreshën, e cila gjendet në kështjellën Windsor, raporton uebfaqja angleze metro.co.uk.

Whitehall ka rikrijuar planin i cili është krijuar gjatë kohës së Luftës së Ftohtë në rast të sulmeve nukleare nga Bashkimi Sovjetik.

Image

Një numër i caktuar nga familja mbretërore do të largoheshin nga Londra dhe do të dërgohen në shtëpitë e tjera mbretërore në Britaninë e Madhe.

Kjo do të jetë hera e parë që Mbretëresha dhe burri i saj Philip të kalojnë kohën e festave të fundvitit në Windsor, e jo në Sandrigham në Norfold, ku kanë pritur festat për më shumë se 30 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat