Greqia e izoluar, qytetarët të kufizuar për të festuar të lirshëm Krishtlindjen e Vitin e Ri

Evropë

Greqia e izoluar, qytetarët të kufizuar për të festuar të lirshëm Krishtlindjen e Vitin e Ri

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Greqia

Oficerët e policisë patrulluan në rrugët e Athinës të enjten në mbrëmje, duke parandaluar mbledhjet shoqërore për shkak të kufizimeve anti COVID-19. Shumë qytetarë u mblodhën rreth pemës së Krishtlindjes në sheshin 'Syntagma', ku policia po i nxiste njerëzit të shkonin në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Qeveria greke ka vendosur shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, i cili do të mbetet në fuqi gjatë gjithë festave, duke përfshirë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Autoritetet po ashtu ndaluan edhe trafikun, në Athinë dhe qytete të tjera të mëdha. Çdo makinë që lëviz gjatë  orëve policore  do të ndalet dhe duhet të paraqiten  dokumentet e nevojshme. Vetëm nëntë njerëz nga dy familje të ndryshme lejohet të takohen në mjedise të mbyllura.

Edhe Greqia në këto festa ka qenë më e boshatisur, pa turiste, pa lokale  bare e restorante çka ka ndikuar në ekonominë e shtetit fqinj.

Numri i vizitorëve që udhëtojnë në vend ra me  76.1% gjatë 10 muajve të parë të vitit 2020 krahasuar me një vit më parë. Greqia pritet të përjetojë një tkurrje prej 10.5% të produktit të saj të brendshëm bruto këtë vit ndërsa raporti i saj i borxhit ndaj PBB-së pritet  të rritet në një nivel  marramendëse 208.9%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat