Franca raporton rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Evropë

Franca raporton rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:05
Ilustrim

Franca ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas CNN, lajmi u bë i ditur të premten, nga zyrtarët shëndetësorë francezë.

Personi i infektuar është një shtetas francez që jeton në Angli.

Ai u largua fundjavën e kaluar nga Londra për në qytetin francez Tours, derisa u shtrua në spital të hënën.

“Personi është asimptomatik ndaj COVID-19, aktualisht ai gjendet i izoluar në shtëpi dhe është mirë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë franceze.

Varianti i ri i coronavirusit i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë është vërejtur edhe në disa vende të tjera të botës.

Ekspertët vlerësojnë se ky variant thuhet të jetë më i transmetueshëm se llojet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat