Gjermani – Vaksinohet personi i parë kundër koronavirusit

Evropë

Gjermani – Vaksinohet personi i parë kundër koronavirusit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Një grua 101-vjeçare në një azil në Saksoninë-Anhalt është bërë një nga njerëzit e parë të Gjermanisë që vaksinohet kundër koronavirusit.

Vaksinimet BioNTech-Pfizer filluan në këtë rajon të shtunën, një ditë para se Gjermania të nisë zyrtarisht fushatën e saj të vaksinimit të koronavirusit.

Edith Këoizalla ishte vetëm një nga 40 banorë dhe 10 anëtarë të stafit në qendër, që u vaksinuan.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh se vaksina është thelbësore për të kthyer jetën në normalitet dhe për ti dhënë fund pandemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat