Një tërmet i fortë godet Turqinë mëngjesin e sotëm

Evropë

Një tërmet i fortë godet Turqinë mëngjesin e sotëm

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Turqi

(E plotësuar 09:05) - Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 18 km nga Elazig dhe 78 km nga Malatya, me një thellësi 16 kilometër.

Lëkundjet kanë përhapur panik te banorët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.

Më 24 janar 2020 Elazig u godit nga një tërmet i fuqishëm i një magnitude prej 6.7 të shkallës rihter, e cila shkaktoi të paktën 41 viktima dhe 1600 të plagosur.

***

Një tërmeti fortë ka goditur Turqinë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të fundit të AFAD, një tërmet me madhësi 5.3 ballë ndodhi në qendër të Elazig.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha në Twitter:

“Një tërmet me madhësi 5.3 dhe 15.94 km thellësi ndodhi në qendrën Elazig në 09.37. Nuk ka asnjë situatë negative deri më tani. Të gjitha ekipet tona vazhdojnë skanimet e tyre në terren. Ne do të vazhdojmë të informojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat