Varianti i koronavirusit mbërrinë edhe në Madeira të Portugalisë

Evropë

Varianti i koronavirusit mbërrinë edhe në Madeira të Portugalisë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Ilustrim

Varianti i ri i koronavirusit i lidhur me një rritje të shpejtë të infeksioneve në Britani është zbuluar në ishullin Portugez të Madeira.

 Në një deklaratë të dielën, autoriteti rajonal i mbrojtjes civile tha se varianti i ri ishte “zbuluar tek udhëtarët që mbërritën në Madeira nga Mbretëria e Bashkuar” por nuk përcaktoi sa njerëz ishin infektuar ose kur rastet u gjetën.

Portugalia, me pak më shumë se 10 milion njerëz, ka raportuar 6,619 vdekje dhe gjithsej 394,573 infeksione. Pas një vale të parë relativisht të butë, rastet u rritën ndjeshëm në të dytën, megjithëse ato janë lehtësuar kohët e fundit.

 Në përgjigje të variantit të ri, dhe  Portugalia njoftoi javën e kaluar se po mbyllte kufijtë për udhëtarët në Britani, përveç atyre që janë regjistruar tashmë si banorë dhe shtetas portugezë që jetojnë në Britani, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat