Çmimi për gënjeshtra: Tabloidit të Vuçiqit Pinokio i Artë

Evropë

Çmimi për gënjeshtra: Tabloidit të Vuçiqit Pinokio i Artë

Nga: D.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Aleksandar Vuçiq

Portali serb "Fake News Tragaç" (Gjurmuesi i lajmeve të rrjeshme) ka ndarë çmimet Pinokio i Artë, i Argjendrë dhe i Bronztë medieve të cilat gjatë viteve të kaluara kanë përhapur lajme të rrejshme e manipuluese.

"Ekipi ynë hulumtoi 198 përmbajtje manipuluese, më së shumti deri më tani, dhe 23 përqind e këtyre përmbajtjeve mund të gjenden në botimin e shtypur ose në internet të "Al"-os, me çka ky medium e meritoi Pinokion e Artë për herë të dytë," bëhet e ditur nga ky portal.

Në vendin e dytë është "Informer"-i, i cili krijoi ose transmetoi 19 përqind të përmbajtjes nga korpusi i keqinformimit të provuar, dhe në vendin e tretë është "Serbija danas" (Serbia dot), me pjesëmarrje prej 16 përqind, deklaroi portali Fake News Tragaç.

Çmimet u dhanë me rastin e tre viteve të punës së portalit, dhe Fake News Tragaç-i njoftoi se fituesve do t'u dërgojnë pllaka dhe statuja të Pinokut të Artë, Argjendtë dhe të Bronztë "me vërejtjen se një kukull prej druri e prirur për të gënjyer ka një shans për t'u riparuar".

"Në këtë dritë, ne shpresojmë që media të bëjë më të mirën vitin e ardhshëm, në 2021, për të mos marrë këtë çmim," thekson kumtesa.

Për të gjitha këto gazeta thuhet se janë nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të kryetarit autokrat të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat