Norvegjia konfirmon dy raste të variantit të ri të COVID-19

Evropë

Norvegjia konfirmon dy raste të variantit të ri të COVID-19

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Norvegjia ka konfirmuar dy rastet e para me variantin e ri të COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rastet janë dy persona që kishin udhëtuar nga Britania e madhe të cilët rezultuan pozitivë të dielen

Një nga dy rastet u zbulua në qytetin Kinn në Norvegjinë Perëndimore dhe tjetri në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

“Ne mund të konfirmojmë që një person është konfirmuar i infektuar nga varianti i ri,” i tha Kjartan Sverdrup, një zëdhënës për shtyp i shërbimit shëndetësor të Oslos, transmetuesit shtetëror NRK.

“Personi në fjalë dhe kontaktet e tij të ngushta po ndiqen në përputhje me rregullat aktuale të kontrollit të infeksionit.”

“Këtë pasdite kam marrë një telefonatë nga një mjek nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duke më informuar se një nga mostrat e marra në komunën e Kinn kishte rezultuar pozitive për variantin e mutuar nga Anglia,” tha Jan Helge Dale, mjeku kryesor në Kinn.

Sipas ekspertëve britanikë, varianti i ri është deri në 70 për qind më ngjitës sesa variantet më të zakonshme të virusit. Por, sipas tyre nuk duket se është më vdekjeprurëse dhe deri më tani nuk ka prova se është më pak e përgjegjshme ndaj vaksinave.

Në njoftimin e tij për shtyp, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se mbetet e pasigurt nëse varianti i ri do të rrisë përhapjen e infeksionit në Norvegji dhe gjetkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat