​Monstat: Rënia e ekonomisë në Mal të Zi është 26.9 për qind

Evropë

​Monstat: Rënia e ekonomisë në Mal të Zi është 26.9 për qind

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Ilustrim

Mali i Zi regjistroi një rënie prej 26.9 për qind të bruto prodhimi i brendshëm në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave paraprake nga Monstat.

Sipas këtyre të dhënave, bruto prodhimi i brendshëm në Malin e Zi në tremujorin e tretë arriti në 1.21 miliardë euro.

Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 1.65 miliardë euro, raportoi portali RTCG, duke iu referuar agjencisë Mina.

Rënia mesatare ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian ishte 4.2 për qind. Rënia në ekonomi nuk është regjistruar vetëm në Irlandë, Turqi, Luksemburg dhe Lituani, sipas mediave të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat