Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

Evropë

Gjermania më 2021: Midis pandemisë dhe ndarjes nga Merkeli

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Angela Merkel

Luftimi i pandemisë, zgjedhjet parlamentare në vjeshtë dhe largimi nga politika i kancelares Angela Merkel, janë ngjarjet kryesore që priten gjatë vitit 2021 në Gjermani. Një vështrim.

Këto kohë asgjë nuk është më e rëndësishme se sa Corona, dhe kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Pandemia sundon gjithë shoqërinë, që nga marsi i kaluar. Dhe gjatë fundvitit politika e ka mbyllur pothuaj krejt vendin.

„Nëse për Krishtlindje mbajmë kontakte të shumta, dhe për gjyshërit këto krishtlindje kthehen në Krishtlindjet e fundit, atëherë kemi bërë diçka që nuk është në rregull. Ёshtë mirë që të mos e bëjmë një gjë të tillë,” paralajmëroi kancelarja Angela Merkel, Kur foli me shumë emocione para parlamentit, Bundestag, më 9 dhjetor, duke pasur parasysh se gati 600 vetë që vdesin nga Corona çdo ditë në Gjermani. Pas kësaj dite numri i të vdekurve ka qenë edhe më i madh.

Por kundërshtimi ndaj kufizimit të lirive individuale është duke u rritur, sidomos nga të ashtuquajturit „demonstrata të atyre që mendojnë ndryshe”. „Nevojitet një lëvizje sociale ku të mblidhen si ekstremistët e djathtë edhe ata të majtë, por edhe ezoterikët dhe ata që nuk e pranojnë shkencën,” thotë për Deutsche Welle-n studiesi i shkencave politike, Florian Hartleb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat