37 viktima dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Evropë

37 viktima dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, 7 mijë e 573 persona u testuan për koronavirus në Serbi, nga të cilët 1 mijë e 966 rezultuan pozitiv me këtë virus, ndërsa 37 persona vdiqën, raportojnë mediat serbe.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 265 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Serbinë.

Ndërsa, nga 7 mijë e 276 persona të testuar dje, 1 mijë e 907 prej tyre dolën pozitiv, ndërsa 38 persona ndërruan jetë.

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi se për imunitetin kolektiv, është e nevojshme të vaksinohen të paktën 1.5 milionë banorë në Serbi.

Ai shkroi në Facebook se Serbia do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për imunizimin masiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat