Udhëtimet post-Brexit, pas ‘divorcit’ shtetet duhet të përshtaten me procedurat e reja

Evropë

Udhëtimet post-Brexit, pas ‘divorcit’ shtetet duhet të përshtaten me procedurat e reja

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Nga 1 janari Britania e Madhe është përfundimisht jashtë Bashkimit Evropian, proces i cili zgjati plot katër vite.

Riorganizimi ka nisur nga të dyja palët, ndonëse në ditët e para janë regjistruar tensione kryesisht mes udhëtareve dhe në porte.

Ministrat po përballen me kërkesa të shumta për më shumë ndershmëri dhe transparencë mbi çdo bllokim në kufirin e Mbretërisë së Bashkuar, shqetësimet shtohen se valët e përçarjes do të zgjasin për gjashtë muaj.

Disa shoferë kamionësh janë kthyer në Dover, sepse nuk kishin dokumentet e duhura pas përfundimit të periudhës së tranzicionit Brexit, çka ka shkaktuar shqetësim midis kompanive të logjistikës dhe prodhimit që mund të sjellin probleme më të rënda ndërsa flukset tregtare pritet të shtohen gjatë muajit në vijim.

Monitorimi për ndërprerjet në udhëtimet pritet të ndodhin midis Francës dhe Britanisë, ndërsa tregtia dhe fluksi i pasagjerëve rritet pas fundjavës së festave të Vitit të Ri dhe vendet duhet të përshtaten me procedurat pas Brexit.

Tranzicioni prek të gjithë pasagjerët. Gjatë ditës së shtunë britanikët që fluturonin për në Spanjë u ndaluan të hipnin në një fluturim të përbashkët, pasi stafi i linjës ajrore tha që dokumentet e tyre të qëndrimit para Brexit nuk ishin më të vlefshme.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat