Mediet serbe e quajnë hipokrizi deklaratën e Fajon

Evropë

Mediet serbe e quajnë hipokrizi deklaratën e Fajon

Nga: F. B. Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:45
Fajon

“Informer” e ka quajtur hipokrizi deklaratën e deputetes së Parlamentit Evropian Tanja Fajon ku ajo sulmin e mbrëmshëm në Kapitoll Hill e quajti sulmi mbi demokraci, ndërsa në kohën e protestave të huliganëve në Beograd që udhëhiqeshin nga Gjillas e Obradoviç ajo derdhte “lot krokodili”, shkruan ky medium serb, transmeton “Bota Sot”.

Siç dihet Fajon është deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën në PE, që shumë shpesh ka kritikuar regjimin autokratik dhe ngufatjen e demokracisë në Serbi.

Këtë deklaratë rreth situatës në ShBA pas ndërhyrjes në Kongresin amerikan të protestuesve që mbështesin presidentin në largim Tramp e bëri në rrjetin social Tviter.

Fajon ka dënuar sulmin e huliganëve në Kongresin amerikan duke e quajtur sulm mbi demokracinë.

“Sulmi në Kapitoll Hill është sulm mbi demokracinë. Pamjet nga Uashingtoni  janë shokuese, ndërsa rezultatet e votimit duhet të respektohen” ka shkruar ajo.

 Sipas këtij mediumi serb, Fajon edhe njëherë tregoi hipokrizinë duke dënuar sulmin , ndërsa në kohën e sulmit të huliganëve të Gjilas edhe Obradovip në Kuvendin e Serbisë në Beograd, asokohe ajo derdhke “lot krokodili” për dhunën ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat