Johnson kritikon Trump: Sjellja e tij plotësisht e gabuar

Evropë

Johnson kritikon Trump: Sjellja e tij plotësisht e gabuar

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:39
Boris Johnson

Sjellja e kohëve të fundit e Donald Trump ka qenë plotësisht e gabuar, tha sot kryeministri britanik, Boris Johnson, duke e akuzuar Trumpin se i kishte nxitur mbështetësit e tij me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor, duke i inkurajuar ata të marshojnë për në Capitol Hill.

“Sikurse sugjeroni, përsa i përket inkurajimit të njerëzve të sulmojnë Capitol-in, përsa kohë që presidenti amerikan vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi rezultatin e një zgjedhjeje të lirë dhe të ndershme, unë besoj se kjo sjellje ka qenë krejtësisht e gabuar, ajo që presidenti Trump ka thënë për këtë është plotësisht e gabuar”, tha ai gjatë një konferencë për shtyp në Downing Street.

“Unë e dënoj pa rezerva inkurajimin e njerëzve për t’u sjellë në mënyrën e turpshme që ata bënë në Kapitol”, theksoi kreu konservator.

Johnson shtoi se ishte shumë i kënaqur që Joe Biden tashmë ishte konfirmuar si presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat