Turqia autorizon policinë të përdorë armë luftarake kundër protestuesve

Evropë

Turqia autorizon policinë të përdorë armë luftarake kundër protestuesve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:55
Turqi

Një ligj i ri i miratuar në gazetën zyrtare më 7 janar fuqizon policinë e turke dhe Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës MIT, të përdorë pajime ushtarake dhe armë të rënda kundër incidenteve të tilla si protestat, demonstratat dhe sulmet terroriste të cilat “kërcënojnë sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike”.

Legjislacioni i ri pason protestat masive të studentëve këtë javë pas emërimit të një rektori të ri në Universitetin Bogazici në Stamboll, ku rektori është anëtar i partisë në pushtet të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ekspertët besojnë se legjislacioni është i lidhur me protestat e kohëve të fundit.

“Protestat e studentëve për rektorin e ri në Universitetin e Bogazicit ishin më të mëdhatë në katër apo pesë vitet e fundit. Unë mund ta shoh nga deklaratat dhe reagimet e tyre se qeveria është shumë e shqetësuar dhe rrjedhimisht legjislacioni i ri nuk është rastësi,” tha për BIRN Ali Tirali, anëtar bordi i Fondacionit për Demokraci Sociale, SODEV.

Devlet Bahceli, udhëheqës i Partisë Lëvizja Nacionaliste, MHP, anëtare në koalicionin qeverisës së Erdoganit, akuzoi protestuesit si pjesë e një komploti terrorist.

“Rezistenca ndaj një rektori të emëruar në mënyrë të ligjshme me metoda terroriste dhe synimi për të krijuar një puç të dytë të llojit Gezi Park është një komplot që duhet të shpartallohet menjëherë,” deklaroi ai më 6 janar, duke iu referuar protestave të para masive më 2013 kundër qeverisë islamiste të Erdoganit. Si rezultat i atyre përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, dhjetë vetë humbën jetën.

Qeveria e Erdogan dënoi protestat e fundit dhe studentët dhe akademikët u shpërndanë nga policia me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Dhjetëra studentë u ndaluan gjatë dhe pas protestave nga skuadrat e policisë speciale.

Tirali tha se qeveria po humbet mbështetje dhe për rrjedhojë nuk ka opsion përveçse të kontrollojë publikun përmes frikës. “Qeveria e gjen të vështirë të mbajë pushtetin mbi qytetarët kështu që ata përpiqen të mbajnë pushtetin me forcë brutale dhe frikë,” tha Tirali, duke vërejtur se militarizimi i forcave policore është një tendencë botërore.

“Kur ti sheh fotot e policisë njëzet apo tridhjetë vjet më parë dhe sot shikon se policia nëpër të gjithë botën soot është e armatosur rëndë. Natyrisht, si çdo tendencë tjetër, në Turqi kjo bëhet edhe më keq se sa tendenca botërore. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për demokracinë,” vërejti Tirali.

Legjislacioni i ri i lejon policisë, forcave të armatosura, TSK-së dhe MIT që të transferojnë materjalet mes tyre pa pasur nevojë për procedura.

“Kjo situatë do të dëmtojë tiparin institucional dhe pavarësinë e këtyre institucioneve. Dyshoj se këto masa do të vijojnë të rriten. Qeveria madje ka kriminalizuar edhe protestat e studentëve kundër rektorit të ri. Kamera që mund të identifiikojnë fytyrat dhe teknologji të tjera pritet të vendosen së shpejti,” parashikoi Tirali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat