Protesta e studentëve në Turqi, policia ndalon me dhjetëra të rinj

Evropë

Protesta e studentëve në Turqi, policia ndalon me dhjetëra të rinj

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:31
Studentët u përplasën me policinë ditën e hënë në hyrje të Universitetit, teksa demonstratat vazhdojnë prej 5 ditësh

Policia turke ka ndaluar dhjetëra protestues në Ankara gjatë një demonstrate të zhvilluar në solidaritet me studentët e Universitetit të Stambollit, të cilët kundërshtuan emërimin e rektorit të ri nga Presidenti Taip Rexhep Erdoan.

Qindra studentë dhe rreth 16 pedagogë të fakultetit u shprehën se emërimi i Melih Bulu si rektor i Universitetit Publik turk, ishte një zgjedhje jo-demokratike.

Studentët u përplasën me policinë ditën e hënë në hyrje të Universitetit, teksa demonstratat vazhdojnë prej 5 ditësh.

Policia turke ka bastisur shtëpitë e rreth 22 studentëve që kishin marrë pjesë në protestë, përfshi studentë të universitetit Bogaziçi në Ankara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat