Gjermanëve nuk u lejohet të zgjedhin vaksinën

Evropë

Gjermanëve nuk u lejohet të zgjedhin vaksinën

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Moderna apo Pfizer/BioNTech? Qytetarët e Gjermanisë nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin se cilën vaksinë do ta marrin, të paktën jo për tani, shkruan deutschewelle.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë deklaroi se mënyra për të dalë nga pandemia ka filluar.

Kushdo të cilit shteti i ofron vaksinim kundër COVID-19 nuk do të jetë në gjendje të zgjedhë vaksinën që do të marrë tani. Një zgjedhje e tillë nuk mund të miratohet për shkak të mungesës aktuale, tha Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ku ai dhe presidenti i Institutit Robert Koch iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me vaksinimin.

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens, tha se dy vaksinat, kompanitë prodhuese, të cilat aktualisht janë miratuar në BE, janë “efektive dhe të sigurta”.

Ndryshe, deri më tani, mbi gjysmë milioni njerëz në Gjermani kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat