Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë

Evropë

Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:20
Suedi

Suedia, e cila ishte në qendër të vëmendjes globale, për shkak të strategjisë së saj strikte për pandeminë, një ditë më parë raportoi një numër rekord vdekjesh nga COVID -19 duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10 mijë, megjithëse duket se numri i infektimeve të reja ka qenë në rënie.

Sipas statistikave të Agjencisë së Shëndetit Publik në vetëm 24 orë në vend u regjistruan 351 viktima  dhe 6580 raste të reja të infektuarish.

"Kemi më shumë se 10 000 të vdekur dhe presim që ky numër të rritet për shkak të nivelit të lartë të infektimeve në vend. Jemi të vetëdijshëm që Suedia është goditur rëndë nga Covid-19 dhe ka shumë pasoja”, njoftoi agjencia e Shëndetit Publik.

Numri i viktimave sipas zyrtarëve është rritur kryesisht pas periudhës së festave të fundvitit, pasi janë raportuar me vonesë nga qytetarët.

Autoritetet shprehen se situata është akoma e vështirë në sistemin shëndetësor me disa përjashtime të vogla ku ka pasur përmirësim.

Rreth 20% e shtretërve në terapinë intensive janë të lirë, megjithatë situata varion sipas rajoneve . Deri më tani në total në Suedi rreth 10185 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.

Shkalla e vdekjeve për frymë në Suedi, e cila shmangu kufizimet e ashpra, është shumë herë më e lartë sesa fqinjët e saj të tjerë nordik, por shumë më e ulët se shumë vende evropiane të cilat zgjodhën të forcojnë masat kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat