Përleshje me thika e shpatë ndërmjet 40 burrave në Londër

Evropë

Përleshje me thika e shpatë ndërmjet 40 burrave në Londër

Më: 18 janar 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një përleshje midis 40 burrave ku u përdorën thika, shishe dhe një shpatë është ndalur nga policia e Londrës.

Të dielën, policia lëshoi një komunikatë ku thoshte se janë thirrur nga dikush që ka lajmëruar se një grup njerëzish po përlesheshin me thika dhe një shpatë në Southall.

Dy burra 20-vjeçarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, raporton “The Guardian”.

Pavarësisht armëve të përdorura, nuk raportohet për të lënduar. Fillimisht ishte raportuar se dy burra të përfshirë në përleshje po mbanin shpata në duar, ndërkaq u arrestuan për prishje të rendit dhe dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat