Italia/ Bien ndjeshëm rastet e reja me Covid-19

Evropë

Italia/ Bien ndjeshëm rastet e reja me Covid-19

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:26
Ilustrim

Italia raporton një përmirësim të situatës nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit për herë të parë pas shumë javësh.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 158.674 tamponë të kryer, 8824 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, një përqindje infektueshmërie që bie në nivelin 5.6%.

Gjithashtu mësohet se në ditën e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377, po aq sa ishin dhe një ditë më parë.

Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 në terapi intensive dhe 127 në repartet e tjera Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat