Studentët në Francë në protestë, kërkojnë rikthimin në auditorë

Evropë

Studentët në Francë në protestë, kërkojnë rikthimin në auditorë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:39
Francë

Të lodhur, të demoralizuar studentët në Paris protestuan duke kërkuar rikthimin në auditore.

Për shkak të vijim të kufizimeve për momentin duke nisur nga 25 janari  vetëm studentët e vitit të parë lejohen të kthehen në universitet dhe mësimi do të zhvillohet me grupe të vogla.

Studentët kërkojnë jo vetëm rikthim por edhe më shumë mbështetje financiare  nga qeveria për të përballuar krizën e shkaktuar.

Studentët të mbështetur edhe nga unionet e tyre dolën në rrugë edhe në qytetet të tjera franceze Marseille, Strasbourg, Lille.

Protestuesit denoncojnë pasojat psikologjike, edukative dhe financiare të shkaktuara nga mësimi në distancë

 “Ne po ndjekim të gjitha kurset tona në distancë dhe universitetet janë një nga vendet kryesore ku studentët shoqërohen. është mjaft e vështirë, të qëndrosh shumë orë, para një ekrani. Është e lodhshme, psikologjikisht, është e vështirë”, tha Nina Bonhomme, studente e drejtësisë dhe historisë.

Studentët që janë pjesë e sindikatave shprehen se po i bëjnë thirrje qeverisë të nisë një plan 1.5 miliardë euro për të siguruar ndihmë për studentët, shumë prej të cilëve janë detyruar të drejtohen në banka ushqimore dhe burime të tjera pasi punët për  studentët janë zhdukur masivisht gjatë krizës shëndetësore.

 “Jemi lodhur nga hipokrizia, jemi të lodhur që kemi një qeveri që na thotë se është e vështirë të jesh 20 vjeç, por që nuk merr ndonjë masë konkrete. Kjo është arsyeja pse jemi sot këtu. Ajo që duam është të kthehemi në klasë. Ne e dimë shumë mirë që nuk mund ta bëjmë sikur asgjë nuk po ndodhte dhe COVID nuk ekzistonte. Të gjithë kemi vuajtur nga kjo krizë shëndetësore, por ajo që po kërkojmë është se gjërat mund të përshtaten që ne të rikthehemi në klasë”, tha Melania Luce, presidente e Unionit të Studentëve.

Studentët akuzojnë qeverinë se po bën pak përpjekje për të përmirësuar situatën e tyre, pasi ende nuk është njoftuar asnjë datë për rinisjen e mësimit, ndërsa nxënësit e  shkollës fillore dhe gjimnazistët janë rikthyer në bankat e shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat