Dhjetëra të arrestuar në Rusi/ Protesta në mbështetje të opozitarit Navalni

Evropë

Dhjetëra të arrestuar në Rusi/ Protesta në mbështetje të opozitarit Navalni

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:01
Foto

Dhjetëra persona janë arrestuar pas një serie protestash që nisën në të gjithë Rusinë në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës, Alexei Navalni.

Policia ka shpërndarë demonstruesit në rajonin lindor Khabarovsk dhe ka lëshuar paralajmërime të prera që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Disa ndihmës të afërt të Navalnit, përfshirë një zëdhënëse dhe një nga avokatët e tij, u arrestuan para protestave të së shtunës. Navalni është një nga kritikët më në zë të presidentit Vladimir Putin.

Mbështetësit e tij, “u derdhën” në mediat sociale me thirrje për të dalë në protesta në rreth 60 qytete ruse. Ai u arrestua të dielën e shkuar pasi u kthye në Moskë nga Berlini, ku ai po e merrte veten pas një sulmi thuajse vdekjeprurës me agjentin nervor Novicok, në Rusi, gushtin e shkuar. Në kthim ai u ndalua menjëherë nga policia dhe u shpall fajtor për shkelje të lirisë me kusht. Ai tha se gjithçka kishte si qëllim ta heshtte atë dhe i bëri thirrje mbështetësve të dilnin në protesta.

Protestat më të ashpra u panë në lindje të rusisë të shtunën, por raportet ishin konfliktuale për sa i takon numrit të mbështetësve të Navalnit në sheshe.

Pamje dhe video nga qytete të shumta tregonin policinë që ndiqte protestuesit nëpër rrugë dhe i arrestonte ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat